Sport

Guardiola cakton kapitenin e ri në Man City

Manchester City do të ketë një kapiten të ri.

David Silva do të jetë kapiten i ri i Manchester Cityt në sezonin e tij të 10-të dhe të fundit në klub.

Mesfushori spanjoll ka paralajmëruar largimin nga “Citizens”, pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

Manchester City ende nuk ka zyrtarizuar kapitenin e ri pas largimit të mbrojtësit Vincenzo Kompany te klubi i fëmijërisë, Anderlecht, përcjell lajmi.net.

Por, tabloidi britanik “Mirror” raporton se menaxheri Pep Guardiola ka vendosur ta shpërblejë 33 vjeçarin me shiritin e kapitenit derisa synojnë të mbrojnë trofeun e Premierligës për sezonin e tretë të njëpasnjëshëm. /Lajmi.net/