Sport

Guardiola: Aguero shumë shpejtë do të gjej formën

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se Kun Aguero shumë shpejtë do të kthejë formën e tij që e kishte në fillim të sezonit

Kun Aguero e kishte nisur shumë mirë sezonin me Cityn, por një aksident që e pësoi muaj më parë e ndali hovin e tij dhe ai tani po e vuan mungesën e golave.

Por, kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin Pep Guardiola, i cili tha se Aguero shumë shpejtë do të gjej formën e tij.

“Në pjesën e parë të sezonit ai ishte top, para aksidentit në Amsterdam”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

“Nuk është lehtë për të, sepse gjithnjë ka 10 lojtarë mbrapa tij që nuk po lejojnë hapësira. Shpejtë ose më vonë ai do të kthehet në atë që është”. /Express/