Sport

Guardiola: Aguero nuk do të largohet nga City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka hedhur poshtë raportet se Claudio Bravo është i vendosur t’i bashkohet me Chelsea, duke këmbëngul se Bravo do të mbetet te City.

Guardiola po ashtu ka përsëritur qëndrimin e tij se Sergio Aguero nuk do të lejohet të largohet nga klubi këtë verë, raporton Goal.

Një ditë më parë mediat kanë raportuar se Claudio Bravo është pranë largimit nga klubi anglez, pas një pritje 12 muajshe që ta realizojë një dëshirë të tillë./KosovaPress/