Guangzhou Evergrande nuk do t’ia shes Barcelonës mesfushorin brazilian, Paulinho
Klubi kinez, Guangzhou Evergrande nuk kanë ndërmend të shesin Paulinho në Barcelonë, shkruan Nanfang Daily, përcjell Express.
“Deri tani nuk kemi marrë asgjë zyrtare nga Barcelona, dhe të gjitha thashethemet janë shtyrë nga agjentët”, ka thënë një zyrtari i klubit kinez.
Paulinho, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2020, ka qenë pjesë e Tottenham Hotspur për dy sezone, derisa më herët ka luajtur për skuadrat si: Corinthians, Bragantino, Pão de Açúcar e ŁKS Łódź. /Express/