Sport

Grushton kundërshtarin, thyen dorën (Video)

Danilo Gallinari ka thyer dorën pasi ka grushtuar basketbollistin, Jito Kok.
Finalja e “Trentino Cup 2017” ka sjellë një përleshje me grushte në parket ku basketbollisti italian, Danilo Gallinari dhe ai holandez, Kok, janë përleshur pas një aksioni nën kosh.

Gallinari e ka grushtuar holandezin, për t’u përjashtuar më pas nga loja.

Por, ai vetëm sa i bëri dëme vetit pasi sipas “Corriere dello Sport”, Gallinari e ka thyer dorën dhe në këtë mënyrë është përshëndetur me turneun. /Express/