Si të tjerët, edhe Kosova ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të ‘Euro 2020’ në rast të kualifikimit nga Liga e Kombeve.
Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova në ‘Arena Sportive’, i ka komentuar gjasat pasi u mësua grupi.
“Do të ishte ëndërr e bërë realitet nëse Kosova kualifikohet fillimisht në ‘Euro 2020”.
“Por, duhet ta shohim në fillim realitetin. Kemi dy ndeshje të mëdha para vetes”, vlerësoi ai.
“Sa i përket grupit, e shoh Holandën dhe Ukrainën para nesh”, ka thënë fillimisht Rugova.