Sport

Grupi H: Bosnja barazon, Belgjika fiton

Reprezentacioni i Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Greqia kanë luajtur baras, pa gola, në kuadër të xhiros së gjashtë të grupit H.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për botërorin “Russia 2018” u zhvillua në Zenicë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Belgjika shënoi fitore si mysafire kundër Estonisë me rezultat 2:0, me golat e Martens në minutën 31 dhe Chadli në minutën 86.

Pas këtij barazimi Greqia renditet e dyta me 12 pikë, ndërsa Bosnja e treta me 11 pikë. Tabelës i prin Belgjika me 16 pikë./KosovaPress/