Sport

Griezmann, ylli i Euro 2016

Antoine Griezmann padyshim që është lojtari më i mirë i Euro 2016.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, sërish ka treguar se është lider i Francës, pasi ndihmoi Kombëtaren e tij për të arritur në finale të një Evropiani pas 16 vjetësh.

Ai shënoi dy golat në fitoren prej 2:0 ndaj Gjermanisë, derisa qoi numrin në gjashtë gola këtë edicion në Euro 2016, tre më shumë se Cristiano Ronaldo, Payet e Giroud.

Griezmann është kandidati kryesor, që përveç golashënuesit më të mirë në Euro 2016, të shpallet edhe lojtari më i mirë i turneut. Gjithçka do të vendoset në finalen e 10 korrikut, kur të përballen me Portugalinë. /Express/