Sport

Griezmann tek Barcelona në verë

Barcelona është e interesuar për Antonie Griezmann dhe do të tentojë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” e cila gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ishte takuar me prindërit e sulmuesit të Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

“Nëse gazeta thotë ashtu, atëherë duhet të jetë ashtu. Mund të jetë që ka pasur një takim dhe ka harmoni të mirë. Mund të ketë pasur bisedime”, tha drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Sportive të Barcelonës, Guillermo Amor.
Përveç Griezmann në listën e Barcelonës janë edhe Philippe Coutinho dhe Mesut Ozil.