Manchester United insiston për sulmuesin francez.
Legjenda e futbollit të Francës, Emanuel Petit është i bindur se bashkëkombësi i tij Antoine Griezmann do të luajë për Manchester United në të ardhmen.
Ka kohë që flitet se e ardhmja e Griezmann është e lidhur me klubin nga Old Trafford dhe Petit vetëm sa i shton spekulimet për lojtarin e Atleticos, transmeton KosovaPress.
“Jam i bindur se Griezmann do të vijë te United”, ka thënë Petit për Sky Sports.
“Ai ka marrëdhënie shumë të mira me Pogban në kombëtare si dhe janë miq shumë të mirë. Kjo mund të ndikojë në vendimin e Griezmann”.
“Me të United do të përfitojë shumë, pasi që ai garanton gola, asistime dhe një mentalitet fituesi”, ka përfunduar Petit.
Griezmann ka qenë kandidat për Topin e Artë në vitin 2016, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.