Sport

Griezmann rinovon kontratën

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Atletico Madridit, duke i dhënë fund spekulimeve të fundit për një transferim tek Manchester United.

Reprezentuesi francez ka rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër, me një pagë më të larrtë dhe duke i mbetur besnik skuadrës madrilene, transmeton zeri.info

Antoine Griezmann ka qenë shumë I lidhur për një transferim tet Manchester United gjatë muajve të fundit dhe gjatë muajit maj kishte deklaruar se shanset për një transferim në skuadrën angleze prej një vlerësimi deri në dhjetë kanë qenë gjashtë.

Sidoqoftë dënimi nga FIFA për skuadrën e Atletico Madridit për transferime ka qenë vendimtar për qëndrimin e reprezentuesit francez në ligën spanjolle./Zëri