Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann përsëri ka mohuar zërat për transferimin e tij në Manchester United, transmetojnë mediat spanjolle.
Francezi është cak kryesor Jose Mourinhos për të forcuar sulmin e skuadrës nga ‘Old Trafford’.
Megjithatë, 25-vjeçari thotë se ai është i lumtur në Atletico Madrid dhe se nuk dëshiron largimin nga ‘Vicente Calderone’. “Jam i lumtur këtu dhe nuk kam asnjë arsye për t’u larguar”, tha Griezmann.“Gjithnjë me bëjnë të njëjtën pyetje dhe unë jam ngopur më këto gjera”, ka theksuar reprezentuesi francez. /KosovaPress/