Sport

Griezmann befason me emrin e lojtarit më të mirë kundër të cilit ka luajtur

Antoine Griezmann thotë se Frenkie de Jong është lojtari më i mirë, kundër të cilit ka luajtur në karrierë, ndërsa zgjodhi Diego Costa, si partnerin e preferuar për të luajtur me të. Griezmann dhe Franca u ndeshën me De Jong e Holandën në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, teksa dy kombëtaret u përballën dy herë në këtë kompeticion.

Këto ndeshje i bënë përshtypje Griezmanit, i cili thotë se De Jong, që do të bashkohet me Barcelonën këtë verë, u dëshmua të jetë kundërshtari më i vështirë, me të cilin është përballur në karrierën e tij.

“Unë do të thosha De Jong i Ajax Amsterdam, – tha Griezmann për “Oh My Goal”, kur u pyet për kundërshtarin e tij më të vështirë.

“U përpoqa të ushtroja presion ndaj tij dhe kurrë nuk ia arrita”, tha ai.

Kur u pyet se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, megjithatë, De Jong nuk ishte në listën e Griezmann. Përkundrazi, ylli francez dha përgjigje tipike, duke përmendur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët tha se i respekton si legjendat Pele, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane.

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? E di që kjo varet nga epoka, por unë do të thosha Messi, ose Cristiano, – shtoi kampioni i botës.

“Nuk kam parë kurrë se si luante Pele apo Maradona. Është një pyetje e vështirë. Secili ka stilin e vet. Kemi edhe Zidane, i cili fitoi Kupën e Botës”, u shpreh Griezman.

Sa i përket partnerit të tij të preferuar, Griezmann vuri në dukje Diego Costa, i cili u bashkua me Atletico Madridin vitin e kaluar dhe menjëherë u bë një “krah i djathtë” për francezin. Në fakt, nuk janë golat e brazilianit të natyralizuar si spanjoll, ato që Griezmann i vlerëson më shumë, por qëndrimi dhe angazhimi i Costa, prej të cilit japin maksimumin edhe lojtarët e tjerë.

“Unë do të thosha Diego Costa, për mbështetjen që më jep në fushë. Ai më lejon të luaj kaq lirshëm. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin me një vështrim të vetëm, e dimë se ku jemi të dy”. /FaktePlus