Barcelona ka treguar interes për sulmuesin e Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm.
Pas nëntë raundeve në La Liga , Atletico janë të katërt në tabelë, por ata duken largë rrugës sfiduese për titull.
Po e njejta gjë vlen edhe në Ligën e Kampionëve, Atletico nuk mundi ta mposht Qarabagun, ku tani rrezikon mjaft shumë moskualifikimin më tutje.
Në të njejtën kohë, Griezman nuk po shënon shumë gola. Ai deri më tani ka vetëm dy gola në ligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka gjetur vetëm një herë rrjetën.
Lajmi kryesor tani vjen nga “Mundo Deportivo” , ku gazeta sportive citon se Griezman është caku i Barcelonës për verën e ardhshmë.
Sipas raporteve të “Mundo Deportivo” , ‘ operacioni Griezman’ veçse ka filluar.
Besohet se sulmuesi francez tashmë ka dhënë një përgjigje pozitive për një kalim të mundshëm në Camp Nou.
Barcelona thuhet se është duke u përgaditur për një ofertë prej 100 euro për yllin francez./IndeksOnline/