Vazhdojnë problemet në pikën kufitare të Kakavijës.
Mësohet se edhe sot pala greke po kthen shqiptarët të cilët duan të udhëtojnë drejt Greqisë, madje në pashaportat e tyre u vendoset edhe kryq.
Si pretekst për kthimin pala greke ka nxjerrë mungesën e garancisë dhe parave të mjaftueshme.
Ky problem vazhdon prej disa ditësh dhe pavarësisht ndërhyrjes së palës shqiptare asgjë nuk ka ndryshuar në kufi.