Rajon & Botë

Gratë myslimane të Londrës bëhen bashkë për t’u solidarizuar me viktimat e sulmit terrorist (Foto)

Gratë myslimane janë mbledhur në Urën ‘Westminster’ në Londër për të treguar solidaritet me viktimat e sulmit terrorist.

Një grup grash, që thanë se ishin veshur në ngjyrë blu si simbol i shpresës, qëndruan të kapura për dore për pesë minuta në Urën Westminster.

Njerëz të ndryshëm iu bashkuan ngjarjes, të organizuar nga Marshi i Grave në Londër, transmeton Gazeta Express.

Tre persona publik vdiqën në urë nga sulmi terrorist që ndodhi në Londër.

the authorE B