Sport

Granit Xhaka ‘shpërthen’ kur Zvicra i afrohet Botërorit

Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë një hap të madh drejt botërorit të Rusisë.

Skuadra që përfaqësohet me shqiptarë, ka mposhtur 0-1 në udhëtim Irlandën e Veriut, në përballjen e parë të Play Offit për Kampionatin Botëror.

Goli i vetëm i kësaj sfide, u shënua në minutën e 58’ nga mbrojtësi Rodriguez.

Për Zvicrën në këtë ndeshje u paraqiten katër shqiptarë, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Mehmedi.

“Fitore e mirë në udhëtim kundër një kundërshtari të vështirë dhe një hap i madh për në Botëror Rusia 2018”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Ndeshja e kthimit në Zvicër luhet pas tre dite.