Granit Xhaka ka shënuar një supergol ndaj Hull Cityt në sekondat e fundit të ndeshjes
Arsenali dhe Leicesetr City kanë marrë nga tre pikë në xhiron e pestë në Premierligë. Ekipi i Arsene Wenger ka marrë tri pikë të rëndësishme si mysafirë i Hull Cityt, duke e mposhtur me rezultat 4:1.
Golat i shënuan Alexis Sanchez (17’ dhe 83’), Theo Walcott (55’) dhe Granit Xhaka në sekondat e fundit të ndeshjes. Golin e nderit për Hull Cityn e shënoi Robert Snodgrass në minutën e 79’të nga pika e bardhë.
Edhe Leicester City ka regjistruar fitore në xhiron e pestë të Premierligës. Ekipi i Ranierit ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3:0, me golat e Islam Slimani (45’ dhe 48’) si dhe autogol nga Ben Mee. /Express/