Sport

Granit Xhaka flet pas çmimit të fituar (Foto)

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka mbrëmë fitoi një cmim shumë të rëndësishëm në karrierë.

Kosovari u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Ai përmes rrjeteve sociale e ka komentuar këtë çmim, që për të është shumë i rëndësishëm.

“Çdo lloj çmimi të bën të ndihesh mirë, por kjo është veçantë. Fitimi nga votat e juaja është diçka e veçantë. Ju jeni ata që më motivoni të bëj çmos për t’ju bërë krenar. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Xhaka./IndeksOnline/