Granit Xhaka ka befasuar lojtarin e Prishtinës, Gentrit Begolli, të cilit i ka dhuruar fanellëne Arsenalit me numrin 29.
Është vetë sulmuesi i Prishtinës, që ka publikuar një foto me fanellën e tij.
“Faleminderit Granit Xhaka dhe Agon Xhaka”, ka shkruar Begolli në Facebook, raporton Gazeta Olle.
Agoni është djali i axhës së Granitit, njëherit bashkëlojtar me Gentritin tek Prishtina.