Aktuale

Grabovci po dëshmon në Gjykatë në prani të Fatmir Limajt

Adem Grabovci është marrë në pyetje nga Prokurori i rastit të njohur si MTPT, në gjykatë për rastin e Fatmir Limajt, i cili akuzohet lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit. I pranishëm në sallë është edhe Fatmir Limaj.

Adem Grabovci në seancë është pyetur nëse është ende shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe ai është përgjigjur se ka dhënë dorëheqje para gjashtë muajve, për siç tha ai papërgjegjësisë së prokurorisë, e që fjala është për rastin e përgjimeve, raporton gazeta Express.

Pas pauzës së seancës gjyqësore ku Grabovci është thirrur si dëshmitar i rastit MTPT, në të cilën po akuzohet Fatmir Limaj lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Gjilan, dëshmia e Grabovcit ka rifilluar pas një ore në procesin gjyqësor.

Adem Grabovci në atë kohë ishte zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.

the authorE B