Persona të panjohur, nën kërcënimin e armëve, në mes të ditës kanë arritur të grabitin një filial për transfere të parave në Podujevë.
Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes me një shumë të parave të grabitura.
Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes ku është duke hetuar rastin.