Sport

Grabiten me armë katër notarë të Amerikës në Rio (Foto)

Katër notar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë tronditur nga hajdutët në Rio de Janeiro.

Medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të SHBA-së kanë rënë pre e një grabitje me armë në rrugët e Rio de Janeiro ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i SHBA-së.

Sipas dëshmisë që katër notarët kanë dhënë në polici, një prej grabitësve i ka vendosur në kokë armën Ryan Lochtes.

Lochte dhe notarët e tjerë, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpike të dielën në mëngjes me taksi.

Taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.