Tech

Google vjen me telefonin që do ta prodhojë vetë

Sipas shumë burimeve thuhet se Google do të sjell telefonin e saj Android deri në fund të këtij viti.

Përkundër Nexus telefonave që janë prodhuar nga partnerët e Google si HTC, Huawei, LG, Asus dhe Motorola, Google tani dëshiron të merr kontroll të plotë në prodhimin e pajisjes hardverike dhe softuerike.

Prodhuesit e tjerë të telefonave të Google nganjëherë janë të ngadalshëm në përditësimet e ndryshme në Android kur dalin risitë në softwer.

Deri tani, Google është involvuar në mënyrë më direkte në dizajnimin e kamerës së Nexus 6P dhe 5X, gjë që ka rezultuar suksesshëm.

Nëse ky involvim përfshin gjithë pajisjen, atëherë do të kemi një telefon të avansuar në treg.