Një profesor i arkeologjisë në Australi ka bërë disa gjetje mahnitës në Arabinë Saudite, pa e vizituar këtë vend.
David Kennedy, nga Universiteti i Western Australia, ka gjetur përmes Google Earth qindra struktura të lashta në shkretëtirë.
Masa e strukturave është rreth 50 centimetra dhe deri më tash është i panjohur qëllimi i krijimit të tyre. Profesor Kennedy vlerëson se mosha e tyre mund të jetë ndërmjet 2,000 deri 9,000 vjet.
“Unë vërejta në Google Earth disa struktura të rralla në fushat e llavës. Ato nuk kanë ngjashmëri me asgjë tjetër që kam parë deri më tash. Ato janë në zona jashtëzakonisht të zymta dhe të thata, nuk ka shumë bimësi dhe ju nuk do të mendonit se speciet tona do të duan të shpenzojnë shumë kohë atje. Por, kur afrohesh më shumë, papritmas mund të shohësh se ka mijëra struktura të ndërtuara prej guri”, tha ai.
Rezultatet e profesor Kennedy do të publikohen në revistën “Arabian Archeology and Epigraphy” muajin e ardhshëm.