ShowBiz

Gon Haziri, DJ Sonki dhe Bessi pjesë e festivalit në Rumani “Air Field Festival”

Sukseset e shqiptarëve anë e kënd botës nuk kanë të ndalur.

Gon Haziri, DJ Sonki dhe Bessi, tre të rinjë të talentuar shqiptar do të marrin pjesë në një festival në Rumani, ku do të përfaqësojnë Kosovën.

Treshja në fjalë nga nesër do të nisin Tour-in e parë në këtë festival i cili njihet ndër më të mëdhenjtë në europë, shkruan Indeksonline.

Në “Air Field Festival”, marrin pjesë producentët më të mirë të botës, të cilët ndër vite kanë mahnitur me kompozimet e tyre.

Kujtojmë se prodhimet e treshes në fjalë gjithmonë kanë qenë artistike, dhe jo rrallë herë janë vlerësuar edhe nga kritikët e muzikës.

Vlen të përmendim “Nëntori” të cilën e interpreton Arilena Ara, pastaj “Sonata” nga Eli Fara e shumë krijime të tjera të cilat kanë shënuar suksese të rralla.

Ne iu urojmë suksese, duke shpresuar se do të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme! /Indeksonline/

the authorE B