Sport

Gomes nuk kalon në United

Manchester United ka ofruar 31 milionë funta për mesfushorin e Barcelonës Andre Gomes, por skuadra katalunase ka hedhur poshtë ofertën, raporton Catalunya Radio via The Sun.

United kishte zhvilluar bisedime me agjentin e portugezit Jorge Mendes, por dështuan të arrijnë marrëveshje rreth shumës së pagesës, transmeton KosovaPress.