Hector Bellerin ka mbetur i habitur me supergolin e Granit Xhakës
Arsenali mori fitoren e tretë me radhë në Premierligë pasi mposhti 4:1 Hull Cityn. Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin, është shprehur i lumtur me paraqitjen e bashkëlojatrëve dhe supergolin e Granit Xhakës.
“Paraqitje fantastike nga djelmoshat sot dhe çfarë goli nga Granit Xhaka”, ka shkruar Bellerin në rrjetet sociale.