ShowBiz

Godet Lupçe, fiton shumën e majme në skedinë

Sonte të gjithë e kishin mendjen te Champions League, por jo Lupçe, një nga protagonistët e “Big Brother”-it të fundit në Top Channel.

Personazhi i njohur na ka dërguar me foto një skedinë të tijën, ku tregon se me pesë ndeshje angleze ka fituar mbi 1 milion lekë të vjetra. Lupçe është mjaftuar me një bast prej 1 mijë lekësh të vjetra.

“Sekreti” i tij është opsioni “4+”, që do të thotë se ka parashikuar shënimin e të paktën katër golave në secilën ndeshje.

“Boom!” Vetëm kaq na shkruan ai, duke njoftuar me krenari “bombën”. Nuk u shemb Roma, por kaq janë tri rroga normale në Shqipëri. / JOQ.al

the authorE B