Në vitin 2016 gjykatat e Kosovës pranuan 639 lëndë të në fushën e korrupsionit, prej tyre lëndë të pranuara 232, derisa, lëndë të cilat ka arritur t’i zgjidhë gjatë vitit 2016 janë 284.
Menaxheri i Programeve në Lëvizjen Fol, Jeton Zulfaj, duke publikuar raportin “Përtej numrit, përformanca e Gjyqësorit në luftën kundërkorrupsion”, tha se performanca e gjyqësorit për vitin 2016 është e mirë, krahasuar me punën që e kanë bërë brenda 12 muajve, por jo në tërësi me totalin e lëndëve që i kanë.
Sipas raportit, 232 lëndë vitin që shkoji nëpër gjykata në mbarë vendin kanë kërkuar drejtësi në fushën kundër korrupsionit, derisa numri i lëndëve të zgjidhura që është 284 është numri i cili tregon se sa gjykatat kanë arritur të japin drejtësi gjatë vitit.
Zulfaj tha se për shkak të numrit të madh të lëndëve të pazgjidhura të cilat i kanë pranuar me 1 janar, 407 lëndë, numri i lëndëve që barten në fund të periudhës së vitit 2016 mbetet prapë i lartë, pra 355 lëndë vazhdojnë të barten për vitin 2017.Mirëpo, ai përmendi efikasitetin që kanë arritur gjykatat, porse, sipas Zulfajt, nëse gjykatat punojnë për 122 përqind deri në vitin 2029 për të nivelizuar numrin e lëndëve.
Ai theksoi se si përformancë, gjykata ka menaxhuar mirë numrin e lëndëve për shkak se nuk ka lënë lëndë të cilat kanë hyrë gjatë vitit të iu shtohen numrit të lëndëve të pazgjidhura. Zulfaj ritheksoi numrin e madh të lëndëve të grumbulluara, rreth 400 mijë, numër ky sipas tij, që ndikon të jepet vënia e drejtësisë.Në këtë raport janë edhe përformancat e treguara nga gjykatat themelore të secilit rajon. Gjakova dhe Mitrovica janë të parat me efikasitetin me të mirë, derisa Prishtina, Peja dhe Prizreni me atë me të keq.
Në këtë raport Lëvizja Fol nuk ka bërë krahasim të normës së zgjidhjes së rasteve ndër vite për të parë nëse fluksi i lëndëve është i njëjtë edhe për periudhën e mëhershme. /KosovaPress/