Një gjykatë turke lëshoi sërish sot mandatarreste kundër katër aktivistëve për të drejtat e njeriut.
Ata u lanë të lirë më 18 korrik pas dy javë qëndrimi në paraburgim, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoly”.
Të katër aktivistët ishin pjesë e një grupi prej 10 aktivistësh për të drejtat e njeriut të arrestuar më 5 korrik, ndërsa merrnin pjesë në një seminiar trajnimi për sigurinë informatike dhe menaxhimin e të dhënave në ishullin Buyukada, në brigjet e Stambollit.
Gjashtë në mesin e tyre, përfshirë drejtoreshën e “Amnesty” në Stamboll, Idil Eser, u lanë zyrtarisht në paraburgim nga gjykata turke më 18 korrik, ndërsa katër të tjerë u lanë të lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore.
“Ata akuzohen për kryerjen e një krimi në emër të një organizate terroriste, pa qenë anëtarë të saj”, tha Andreë Gardner, studiues për Turqinë në “Amnesty”.