Rajon & Botë

Gjykata shkarkon kryeministrin

Gjykata supreme e Pakistanit shkarkoi nga detyra kryeministrin Nawaz Sharif në një vendim unanim për akuza për korrupsion, zhvillim që padyshim do të trazojë edhe më shumë skenën e cekuilibruar politike në vend.V

Vendimi i dhënë nga 5 gjykatës, i jep fund një viti kontradikte politike që nisi me publikimin e të ashtuquajturave Panama Papers, në të cilat shkruhej se fëmijët e kryeministrit ishin përfshirë në blerje pronash të shtrenjta në Londër përmes kompanive anonime.

Tashmë që Shafir u shkarkua, pritet që partia qeverisëse Liga Myslimane pakistaneze të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm që të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2018-s.

Vendimi i gjykatës kushtetuese është një fitore e madhe për liderin e opozitës Imranm Khan, i cili kërkonte shkarkimin e kryeministri Sharfi qëjkur skandali shpërtheu.

Telashet e Sharif nuk mbarojnë më vendimin e gjykatës supreme, por sapo kanë nisur, pasi gjykatësit të gjithë materialet e mbledhura gjatë hetimit ia kaluan zyrës kombëtare për llogaridhënie dhe rekomanduan hapjen e cështjeve ndaj ish kryeministrit dhe tre fëmijëve të tij. mediat lokale në pakistan shkruajnë se hetimi kriminal ndaj Sharif dhe familjes së tij pritet të nisë së shpejti.

the authorE B