Marko Gjuriq, i arrestuar dje në Kosovë për shkak se hyri në territorin e Kosovës pa leje zyrtare, është deklaruar për herë të parë për atë se çka ndodhi në Mitrovicë.
Pas takimit me Listën Serbe lidhur me vendimin e këtyre të fundit për të dalë nga qeveria ose jo, Gjuriq u shpreh mjaft i tronditur me atë se çfarë kishte ndodhur dje, transmeton lajmi.net.
“Jam I lumtur për qytetarët e paarmatosur të cilat reaguan qetësisht ndaj asaj situate, dolën kundër terrorit dhe nuk u dorëzuan për shtëpitë e tyre”, deklaroi Gjuriq.
“Ata për mua nuk janë policë, ata janë grup terroristësh. Është një turp për ta dhe për personat që e kanë përkrahur një gjë të tillë”, shtoi ai.
Gjuriq thotë edhe se ai ishte keqtrajtuar nga policët kosovarë.
“Ata më goditën dhe tentuan të më frikësonin, më drejtuan armët në stomak, madje njëri prej tyre nxori thikën dhe bënte selfie në atë situatë. Gjatë rrugës ata përmendnin vazhdimisht “Allahu Ekber””, thotë Gjuriq.
Ndërkaq, edhe pse dje Gjuriq deklaroi se nuk ndihej mirë sot ai thotë se gjendja i është përmirsuar./Lajmi.net/