Aktuale

Gjuriq: Beogradi i gatshëm për vazhdimin e dialogut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë tha se përfaqësuesit e BE-së dhe Beogradit janë të interesuar për vazhdimin e dialogut me përfaqësuesit e Prishtinës, dhe beson se dialogu do të vazhdojë kur të tri palët të jenë të gatshme për këtë.

“Asnjëherë ata nuk do t’i presë asnjë formë e pavarësisë”, tha Gjuriq, duke shtuar se “deklaratat për pavarësinë e Kosovës përdoren për nevoja vendore”.

Sipas tij, pa dialog asnjëherë nuk do të gjendet zgjidhja e situatës në Kosovë.

Gjuriq theksoi se edhe bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për zhvillimet në Kosovë dhe shtoi se “është mirë të dëgjohet dënimi i deklaratave të udhëheqjes së Prishtinës për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

the authorE B