Përleshja në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe atij të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, që ndodhi në Info Lokale në Klan Kosova, nuk është bërë lajm vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Përleshja është raportuar edhe në mediat e vendeve fqinje duke përfshirë edhe shtetin Serb.
Gazeta si Blici serb e Vecernje Novosti kanë raportuar për lajmin.
Blic shkroi se “debati kthehet në ring boksi”, ndërsa Novosti “Debati mes deputetëve kthehet në përleshje”.