Sport

Gjilani dhe Flamurtari ndahen baras

Gjilani ka barazuar pa gola kundër Flamurtarit në ndeshjen e mbetur të javës së 23-të të Superligës së Kosovës.

Gjilani e priti Flamurtarin në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan në një ndeshje që u mbyll pa gola, raporton Express.

Me këtë pikë të fituar, Gjilani ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë të grumbulluara në total.

Ndërkohë, flamurtarit mbetet i 10-ti me 15 pikë, vetëm një pikë më shumë se vendi i parafundit, Besa e Pejës, dhe 16 pikë më pak se Vëllaznimi në vendin e nëntë. /Express/