Një burrë nga Gjilani është arrestuar pasi që kishte postuar fotografi në Facebook ku shihej se kishte armë.
Policia e Kosovës njofton se dje në orët e mëngjesit kishte arrestuar të dyshuarin dhe ka konfiskuar një armë automatike AK/47 me dy karikator dhe tëtë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.