Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se si pasojë e një aksidenti që ka nodhur të premtën në orën 08:40 në fshatin Uglar të Gjilanit, ka ndërruar jetë një vajzë e mitur.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull i cili e kishte goditur me veturë viktimën.
“Fshati Uglar, Gjilan, më 12.05.2017-08:40h. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti, derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare (fëmijë)”, sqarohet në raportin epolicisë.
“Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërkohë që bazuar në statistikat e policisë në Kosovë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 2 aksidente me fatalitet, 11 me të lënduar dhe 39 pa të lënduar.