Ai po përgatitet për një projekt të ri.
Reperi Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik “Gjiko” e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku thotë se po “flet” me Zotin.
“Ti e din ,gjithmonë foli me ty para se me godit industrin #thanksgod”, ka thënë reperi përmes një mbishkrimi të një fotografie të postuar në “Instagram” ku shihet ai me fytyrë drejt qiellit.
Ndryshe reperi “Gjiko” ka publikuar së fundi bashkëpunimin me Skerdin “Faje”, bashkëpunim ky i cili ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”.