Sport

Gjiganti turk transferon Balotellin

Një nga emrat e njohur që mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit është edhe Mario Balotelli.
Sulmuesi italian nuk po kalon momente të mira në Francë të Nice, gjë e cila është konfirmuar edhe nga trajneri Patrick Vieira.

‘Fichajes’ raporton se e ardhmja e Balotellit mund të transferohet në Turqi, përcjell ‘lajmi.net’.

Është skuadra e Fenerbahces që po kërkon shërbimet e Balotellit.

28 vjeçari që gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Milanit, mund t’i kushtojë Fenerbahces deri në dy apo tre milionë./Lajmi.net/