Sport

Gjiganti i La Ligas i prish punë Liverpoolit për Van Dijk

Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk do të largohet nga Southampton verën e ardhshme

E ardhmja e Virgil van Dijk është larg Southamptonit, pasi për lojtarin vazhdojnë të interesohen skuadrat e mëdha evropiane.

Verën e kaluar Liverpool ishte gati të paguante 70 milionë euro për holandezin, por Southampton nuk pranoi shitjen e tij.

Sipas Sunday Mirror, Liverpool tashmë do të ketë konkurrencë të fortë për Van Dijk, pasi lojtarin e dëshiron edhe skuadra e Barcelonës.

Southampton për shërbimet e Van Dijk kërkon mbi 70 milionë euro. /Express/