Shkodran Mustafi mund të rikthehet sërish në Serie A, pasi që për të është duke u interesuar Milani.
Milani ka nisur që të mendojë për përforcimin e skuadrës, pas blerjes së klubit nga kinezët. Siç raporton ‘Football-Italia’, trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë mbrojtësin gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Pas paraqitjeve të mira me Valencian stinorin e kaluar, Mustafi ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë këtu edhe Milanin, i cili shumë shpejt mund t’i bëjë një ofertë klubit spanjoll për lojtarin, transmeton KosovaPress.
Mustafi ka luajtur në Serie A prej vitit 2012 deri më 2014 me skuadrën e Sampdorias.