Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar.
Mesut Ozil nuk është në planet e Unai Emery, andaj do të largohet në këtë muaj.
Arsenal i ka ofruar Juventusit dhe Interit mesfushorin gjerman, por problemi mbetet te paga e tij e lartë prej 18 milionë eurosh, përcjell lajmi.net.
Nerazurët janë të interesuar në transferimin e tij, ndrysa sipas The Sun, Ozil është i gatshëm ta ulë pagën e tij.
Inter është favorit për ta transferuar gjermanin, pasi Juventus nuk ka shprehur interesim të madh për të. /Lajmi.net/