Manchester City, Real Madridi dhe Barcelona ia kanë vënë syrin yllit të Bayern Munichut
Manchester City, Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim për futbollistin e Bayern Munichut, Kingsley Coman.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Sky Germany”, përcjell Gazeta Express.
Kampioni aktual gjerman është i gatshëm ta shesë 23 vjeçarin nëse e transferon yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Coman është përballur me lëndime gjatë këtij sezoni.
Sidoqoftë, ai i ka zhvilluar 24 ndeshje me gjigantin bavarez në të gjitha garat.
Ish-futbollisti i Juventusit mund të përfundojë në La Liga, ose të shkëmbehet eventualisht me Sanen në Manchester. /Gazeta Express/