Rajon & Botë

Gjermania padit Britaninë e Madhe për 50 miliardë funta

Gjermania ka paralajmëruar se do të çojë Britaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse refuzon të paguajë faturën e divorcit prej 50 miliardë funtash.

Një kërcënim i dytë për të nisur betejë ligjore në Hagë është zbuluar në një dokument strategjie që është përgatitur për Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i Financave, transmeton gazetametro.net

Departamenti i Schäuble është i bindur që Britania nuk është vetëm “politikisht por edhe ligjërisht është e obliguar për të paguar borxhet e saj”, raporton The Times.

“Britania e Madhe paguan për pjesën e saj sikurse shtetet tjera anëtare”, thuhet në letër, duke insistuar që kjo duhet të ndodhë në fillim të negociatave të Brexit-it.

Britania është e obliguar nga Konventa e Vjenës në Ligjin e Traktateve, të nënshkruar në vitin 1970, që rregullon se çfarë ndodh kur shtetet ndërpresin angazhimet e

the authorE B