Sport

Gjermania në gjysmëfinale, eliminoi Italinë pas penalltive (Video)

Gjermania është gjysmëfinalisti i tretë në Kampionatin Evropian, ‘Francë 2016’

Gjermania është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi eliminoi në çerekfinale Italinë vetëm pas ekzekutimit të penalltive (6:5) pasi që takimi në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1:1.

Mesut Ozil kishte kaluar Gjermaninë në epërsi në minutën e 65’të. Për Italinë shifrat i barazoi Bonucci, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 77’të.

Gjermania në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Francë – Islandë. /Express/

https://youtu.be/BO7V8NsA94M