Sulmuesi i Bayern Munich dhe Kombëtares gjermane, Thomas Muller beson se Gjermania ka nevojë për më shumë opsione në fazën e sulmit.
Ai ka insistuar se skuadra nuk mund të mbështet vetëm në Mario Gomezin, transmeton Express.
“Natyrisht, ne kemi pak opsione në fazën e sulmit,” tha Muller për Bild.
“Mario Gotze veçse është treguar mjaft i mirë. Por gjatë një ndeshje do të kishte me qenë mirë sikur të kishim më shumë opsione. E kemi vetëm Mario Gomezin,” tha ai.