Shefi i shtabit të kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Altmaier, e ka paralajmëruar sot Turqinë se Qeveria gjermane ka çdo të drejtë që t’ua ndalojë hyrjen në vend zyrtarëve turq që shpresojnë të bëjnë fushatë në Gjermani.
Megjithatë, ai tha se ky do të ishte mjeti i fundit që do të përdorte vendi i tij, transmeton Express.
Komentet e Peter vijnë disa ditë pas shkallëzimit të tensioneve mes Turqisë dhe dy vendeve të BE-së, Gjermanisë dhe Holandës, për shkak se zyrtarët turq nuk u lejuan të mbanin tubime të fushatës për referendumin kushtetues muajin e ardhshëm në Turqi.
“Do të shikojmë me kujdes se çfarë është e mbrojtshme e çfarë nuk është. Ndalimi i hyrjes në vend do të ishte mjeti i fundit, por kemi të drejtë ta bëjmë këtë,” ka thënë ai./Express/