Edhe pse ka shumë gjëra që mund t’ia thoni vetës për t’u ndjerë mirë kështu siç jeni, ekspertët kanë treguar se cilat gjëra janë më të dobishmet për t’i dëgjuar përderisa jeni beqare.
1. Do ta jetoj jetën ashtu siç është
“Më mirë do të qëndroja beqare, në një marrëdhënie të rehatshme me vetveten, sesa në një marrëdhënie toksike me dikë tjetër”, thotë ekspertja e marrëdhënieve Rosalind Sedacca për Bustle.
2. Jam e lumtur që nuk jam në një marrëdhënie të gabuar
“Përderisa ka shumë çifte të lumtura, ka gjithashtu edhe çifte që e dini se nuk do të dëshironit të jeni pjesë e tyre”, thotë Stefanie Safran. Ia vlen që të fokusoheni në idenë e asaj se çfarë nuk dëshironi. Ka shumë probleme që vijnë me martesat e palumtura, dhe kur je beqare, ndjehesh e lumtur që nuk je në një marrëdhënie të gabuar, transmeton Gazeta Express.
“Financat, seksi, familjet e zgjeruara; sigurisht i keni dëgjuar shumë njerëz teksa ankohen për problemet në martesë”, thotë Safran. Për momentin, ju nuk keni probleme në marrëdhënie. Shijojeni këtë dhe punoni në veten tuaj në ndërkohë.
3. Jam e lirë
“Mund të kesh çfarëdo që dëshiron”, thotë Tina B. Tessina, një psikoterapiste dhe autore e “Si të jemi partnerë të lumtur: Duke ia dalë së bashku”. Ju jeni absolutisht e lirë dhe mund ta shijoni këtë sa më shumë që mundeni. “Nuk vareni nga dikush tjetër, dhe kur jeni plotësisht gati, do të gjeni një marrëdhënie”, thotë ajo. Për momentin, e gjitha çfarë duhet të bëni është që të punoni në marrëdhënien tuaj me vetveten.
4. Është më mirë të jesh vetëm sesa e vetmuar në marrëdhënie
“Nuk ka më keq se të jesh në një marrëdhënie që dëshpërimisht dëshironi të dilni nga ajo”, thotë ekspertja e marrëdhënieve Cindi Sansone-Braff. “Kështu përgëzojeni veten për faktin se jeni beqare dhe po qëndroni në këmbët tuaja, emocionalisht, financiarisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”. /Gazeta Express