Aktuale

Gjendet pa shenja jete serbi në Mitrovicën e Veriut

Një mashkull i komunitetit serb është gjetur gjatë ditës së djeshme pa shenja jete në shkallët e banesës së tij në Mitrovicën e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, të cilët thonë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/

the authorE B